Hakmarrja e Lovren: Fol tani, jeni një tufë femrash të llastuara!

0

Kroacia arriti një fitore të madhe kundër Spanjës, duke mbajtur të hapur shpresat për kualifikimin më tej në Ligën e Kombeve. Nënkampionët e botës fituan me rezultatin 3-2 dhe tashmë përballja Angli-Kroaci do të jetë një “finale” e vërtetë. Të dy ekipeve iu duhet fitorja, ndërsa barazimi kalon Spanjën më tej.

Goli i fitores u shënua në minutat shtesë nga Tin Jedvaj, i cili shënoi një dopietë. Fitorja e mbrëmshme i gëzoi të gjithë në kampin kroat, sidomos Dejan Lovren. Mbrojtësi i Liverpulit ishte pjesë e thumbimeve në distancë me Sergio Ramosin, duke e akuzuar për dëmtimet e qëllimshme ndaj Salah dhe Karius në finalen e Champions-it. Spanjolli reagoi duke thënë që “disa më kritikojnë nga inati”, diçka që nuk është harruar nga kroati.

Ramos në një dyluftim me Lovren në finalen, Liverpul-Real Madrid

Lovren mezi ka pritur fundin e ndeshjes për t’u futur dhe komentuar në rrjetet sociale, duke “thumbuar” Sergio Ramosin. “I dhashë një goditje të bukur, hahaha 3-2! Fol tani mik, Jeni një tufë femrash të llastuara”. Video e postuar është përhapur shpejt në internet, duke ndarë tifozët në dy kahe.

Ata të Liverpulit dhe kundër Ramosit i kanë dalë në krah kroatit, ndërsa të tjerë kanë kritikuar mbrojtësin për fjalët e rënda, duke pretenduar që do të ishte më mirë që lojtari të festonte fitoren e Kroacisë, pa vazhduar me polemika. Një gjë është e sigurt, polemika Lovren-Ramos do të vazhdojë akoma. Thjeshtë sapo ka rinisur dhe sapo është “egërsuar”…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.