VAR-i në Premier? Ka një kleçkë të vogël për Junajtid dhe Liverpul!

0

Premier Liga është “dorëzuar” ndaj VAR-it dhe teknologjia do të nisë të aplikohet në kampionatin anglez që nga sezoni i ardhshëm, njësoj si në Champions. Ishullorët ishin skeptikë ndaj teknologjisë në fjalë, sezonin e kaluar eksperimentuan në FA Cup dhe League Cup, por një gjë e tillë nuk i bindi klubet dhe tifozët.

Situata ka ndryshuar këtë sezon. Disa gabime arbitrare detyruan klubet të pranojnë futjen e VAR-it në Premier dhe të 20 klubet votuan unanimisht pro-teknologjisë. Por, siç citon “The Sun”, ekziston një problem në dy nga stadiumet legjendare të Anglisë: “Old Trafford” i Mançester Junajtid dhe “Anfield” i Liverpulit.

Stadiumi “Old Trafford”

Problemi është që këto stadiume nuk ka monitorë të mëdhenj, që iu tregojnë tifozëve se çfarë po ndodh në rastet kur nevojitet ndërhyrja e VAR-it. Një gjë e tillë nuk është problem për t’u instaluar, por do të bllokonte pamjen e një sektori, duke bërë që shumë tifozë të mos kishin pamje të pastër të ndeshjes.

Nuk duam të detyrojmë Junajtid dhe Liverpulin për të instaluar ekrane gjigante në stadiumet e tyre, por është një problem që duet trajtuar dhe zgjidhur pa filluar sezoni i ri. Duhet të diskutojmë se si tifozët do të informohen se si përdoret VAR-i”, flet për “The Sun” një burim i Federatës angleze.

Stadiumi “Anfield”
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.