Dy yje dhe 40 milionë euro, Barça çmenduri për Nejmar

Interesi i Barcelonës për Nejmar është i qartë, por PSG nuk ka ndërmend të bëjë ulje për yllin brazilian. Sipas “AS”, francezët kanë refuzuar një propozim interesant të Barcelonës gjatë orëve të fundit.

Katalanasit i kanë ofruar parisienëve kartonët e Usman Dembele dhe Filipe Kutinjos. Krahas dy futbollistëve, Barcelona është e gatshme të shtojë dhe 40 milionë euro në një këst të vetëm.

Largimi i Nejmar ka filluar të jetë temë diskutimi edhe nga kompanitë e basteve të cilat janë të mendimit që 27-vjeçari do të mbetet lojtari i PSG-së në fund të merkatos së verës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *