Shkëndija dhe Feronikeli gati për festë, Latifin e pret një “mision i pamundur”

Dy ekipe shqiptare do shkelin sot fushën e blertë për të vulosur kalimin në raundin e dytë të kualifikueseve të Champions League. Në Prishtinë, Feronikeli pret uellsianët e TNS me të cilët barazoi 2 – 2 në ndeshjen e parë, ndërsa në Shkup, Shkëndija ka për detyrë të mbyllë llogaritë me estonezët e Kaljus të cilët i mundi në transfertë 1 – 0.

Skuadra nga Maqedonia e Veriut është më e avantazhuar, por edhe Feronikeli mbetet favorit ndaj uellsianëve pasi dhe një barazim  0 – 0, ose 1 – 1 do i çonte në fazën tjetër, kjo për shkak të rregullit të golit në fushë kundërshtare.

Zhvendosemi në Gjeorgjinë e largët, ku Liridon Latifi dhe Sherif Tiraspol duhet të bëjnë një çmenduri për t’u kualifikuar. Kampionët e Moldavisë befasuan të gjithë teksa u mundën 3 – 0 në ndeshjen e parë nga vizitorët e Saburtalo Tbilisi. Ky takim ka rëndësi të veçantë dhe për Partizanin, pasi skuadra humbëse e këtij çifti do të ndeshet në raundin e dytë të kualifikueseve të Europa League me skuadrën e eliminuar nga çifti Karabak – Partizani.

 

Shkëndija Tetovë – Nome Kalju (17:00)

Feronikeli – TNS (20:45)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online