Dështimi i radhës, shkarkohet Sedorf

Aventura e Klarens Sedorf në kombëtaren e Kamerunit ka marrë fund pas vetëm një viti. Trajneri holandez nuk arriti t’i çonte kamerunasit më larg se faza 1/16-ve të Kupës së Kombeve të Afrikës, ku u eliminua 3 – 2 nga Nigeria.

Paraqitja në turne ka zhgënjyer drejtuesit e qeverisë kamerunase që prisnin një përfaqësim më dinjitoz, sidomos për faktin se Kameruni mbante statusin  e kampionët në fuqi të turneut. Në një intervistë për mediet vendase, ministri i sportit të Kamerunit, Narsis Muele, deklaroi se Sedorf nuk shikohet më si njeriu i duhur për punën, duke vënë gishtin te performanca zhgënjyese e kombëtares gjatë muajve të fundit.

Një ndër arsyet që çuan në këtë fund të parakohshëm të bashkëpunimit ka qenë dhe kërkesat financiare të larta të holandezit, i cili ishte trajneri më i paguar në Afrikë me një pagë që i kalonte 700 mijë dollarë në vit.

Dy vite më parë Sedorf u përfol si një ndër kandidatët e mundshëm për stolin e kombëtares shqiptare, por kërkesat e larta financiare të holandezët u bënë pengesë për këtë lëvizje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online