Dy objektiva për krahët e mbrojtjes, Napoli piketon pasardhësin e Hysajt

0

Napoli dëshiron të krijojë një ekip më konkurrues për sezonin e ardhshëm. Në Itali synohet thyerja e dominimit të Juventusit, ndërsa në Champions ëndërrohet të shkohet sa më larg.

Hirving Lozano është dëshira e madhe për repartin ofensiv. Napoli ka nisur negociata me PSV-në dhe shpreson të arrijë sa më shpejt akordin e transferimit të 23-vjeçarit meksikan nën urdhrat e Ançelotit.

Mendi në një dyluftim me Mbape

Drejtori sportiv, Kristiano Xhuntoli ka dy objektiva të tjerë për repartin e mbrojtjes. Ferland Mendi luan në rolin e mbrojtësit të majtë, është 24 vjeç dhe luan me Lionin. Për të interesohet edhe Reali i Madridit, ndërsa klubi francez kërkon 40 milionë euro për kartonin e tij.

Një tjetër emër që pëlqehet shumë është Kieran Tripier, i cili luan në të njëjtin rol me Elseid Hysajn. 28-vjeçari e shikon me sy të mirë transferimin në Serie A, ndërsa Napoli ka bërë ofertën e parë prej 15 milionë eurosh. “Spurs” nuk janë dakord dhe kërkojnë të paktën 35 milionë euro.

Problem mbetet interesimi i Mançester Junajtid, që është gati t’i ofrojë një rrogë shumë te lartë lojtarit të kombëtares angleze.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.