Tramexani: Ja trajneri i duhur për Juven. Gatuzo? Kemi nevojë për njerëz realë si Rino

Paolo Tramexani po shijon një sezon shumë pozitiv në Qipro. Ish-ndihmësi i Xhani De Biazit te kombëtarja kuqezi po drejton me sukses APOEL Nikosian. Ekipi i italianit renditet në vendin e parë në kampionat, ndërsa me 22 maj do të përballet kundër AEL Limasolit në finalen e Kupës së Qipros.

Në një prononcim për “MC Sport”, 48-vjeçari është ndalur te Juventusi dhe Milani. Ai dëshiron të shohë Xhan Piero Gasperinin në stolin e bardhezinjve. Trajneri i ka befasuar të gjithë me punën e madhe dhe futbollin holandez që po zhvillon me Atalantën e tij dhe e meriton një pankinë të madhe.

Nga ana tjetër trajneri i Milanit. Rinos ia vlerëson shumë punën, sidomos sinqeritetin dhe ndershmërinë. Situata është e komplikuar, por Tramexani shpreson që Gatuzo të vazhdojë të drejtojë Milanin, pasi futbolli ka nevojë për njerëz real si kalabrezi.

JUVENTUSI – “Mendoj se Gasperini do të ishte zgjedhja më e mirë për stolin e Juventusit, duke parë se çfarë ka bërë në vitet e fundit. Është italian, e njeh mirë futbollin tonë dhe e meriton një mundësi të tillë. Nuk do të ishte aspak rrezik, pasi Gasperini është më i miri në rritjen dhe përmirësimin e lojtarëve.”

GATUZO – “Rino ka krijuar një eksperiencë të madhe dhe Milani është shtëpia e tij. Nuk shoh ndonjë trajner tjetër që mund t’i sillte kuqezinjtë deri në këtë pikë. Ai ka bërë një punë të mirë dhe nuk e hedh poshtë mundësinë që të vazhdojë edhe sezonin tjetër me Milanin. E vlerësoj shumë sinqeritetin e tij, është shumë transparent dhe i ndershëm me veten. Futbolli ka nevojë për më shumë njerëz të vërtetë si Rino.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online