“Përgatitu, sepse tani do të të godas. Ibra ma nxiu jetën për 60 minuta!”

Zlatan Ibrahimoviç është një “bishë” në fushën e lojës. Jo vetëm nga ajo se cfarë bën me topin, por edhe nga ajo se çfarë thotë. Një moment të vështirë ka hasur qendërmbrojtësi i Real Salt Lejk, Nedum Onuoha. Sulmuesi nordik e ka provokuar gjatë gjithë ndeshjes, duke dashur ta frikësojë. Provokimet e tij kanë vazhduar gjatë një ore lojë deri kur gjyqtari e ndëshkoi me karton të verdhë.

Suedezi pas ndeshjes shkoi për t’i kërkuar falje Onuohas, por anglezi nuk e ka pranuar ndjesën. 32-vjeçari është shprehur ashpër ndaj suedezit. Ai thotë se ajo çka përfaqëson Ibra nuk është fytyra e vërtetë e MLS.

“Për 60 minuta ai më thonte se do të më lëndonte dhe se do të më godiste nga çasti në çast. ‘Përgatitu, shikoje orën sepse tani do të të godas’. I kam dëgjuar këto fjalë dy apo tre herë në jetën time për shkak të bullizmit. Ibrahimoviç shprehet se është fytyra e MLS, por mund të jetë diçka tjetër… Kjo është mënyra sesi sillet ai në fushë”, u shpreh Onuoha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online