Dëshironi Bejlin? Reali vendos çmimin dhe ka një plan për të

0

Reali i Madridit pritet të bëjë ndryshime të mëdha në merkaton e verës. Disa lojtarë të mëdhenj pritet të zbarkojnë në “Santiago Bernabeu”, ndërsa të tjerë janë me valixhe gati. Në listën e largimeve qëndron Garet Bejl.

Uellsiani po zhvillon sezonin e gjashtë dhe ndoshta të fundit me “Los Blancos”. Gjatë kësaj kohe ai ka shënuar 102 gola në 227 ndeshje dhe ka fituar 14 trofe. Për të ka interesim nga Anglia dhe drejtuesit e Realit i kanë vendosur çmimin e kartonit. Siç raporton “AS”, Bejl kushton 130 milionë euro.

Problem mbetet paga e lartë, pasi lojtari ofensiv përfiton 15 milionë euro neto në sezon. Mançester Junajtid dhe Totenhemi janë ndër klubet që pëlqejnë britanikun dhe Reali po tenton të përfitojë nga kjo situatë.

Në këto dy ekipe luajnë dy nga objektivat kryesorë të Realit: Pol Pogba dhe Kristian Eriken. Drejtuesit e kampionëve të trefishtë të Europës janë gati të përfshijnë Bejlin në tratativat e transferimit të njërit prej tyre në Madrid. Megjithatë, pritet nisja e merkatos së verës për të mësuar më saktësisht të ardhmen e Garet Bejl.

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.