Derbi për Hysajn, në Angli ka një “skenar”

0

Elseid Hysaj, mbrojtësi i djathtë i Napolit, me shumë mundësi do të largohet në verë nga italianët. Zërat e merkatos kanë qenë të shumta dhe më së shumti emri i shkodranit është lidhur me Çelsin e drejtuar nga Mauricio Sarri.

Tekniku italian e njeh mirë Hysajn dhe londinezët nuk duan të bëjnë eksperimente. Sigurisht që kur vjen puna te pagesa gjithçka ngec, pasi te Çelsi presin që Napoli të ulë pretendimet financiare. Klauzola e Hysajt është 50 milionë euro.

Ndërkohë për shkodranin interesohet edhe Arsenali, që kërkon një mbrojtës të djathtë. Gjithsesi Çelsi shikohet si favorit, madje është gati ta mbyllë marrëveshjen që në janar dhe ta lërë Hysajn deri në verë te Napoli në huazim.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.