Gjyqi i Milanit, UEFA merr vendimin final

0

UEFA ka marrë vendimin për gjyqin e Milanit, për sa i përket dështimit për të përmbushur standartet e fair playt financiar nga ana e klubi kuqezi. Seanca ishte shtyrë për ditën e sotme, si pasojë e ndeshjes që Milani do të luante mbrëmë ndaj Olimpiakosit dhe pikërisht disa momente më parë është dhënë vendimi përfundimtar.

Organi më i lartë qeverisës i futbollit Evropian, ka dalë në një njoftim zyrtar, duke komunikuar vendimin. Klubi kuqezi do të marrë një gjobë prej 12 milionë eurosh, si dhe ka afat deri në 30 qershor 2021 për të rregulluar bilancet. Gjithashtu përveç kësaj, klubi nga Milano, do të ketë reduktim lojtarësh në dy sezonet e ardhshëm në kompeticionet Evropiane, duke mos regjistruar më shumë se 21 lojtarë.

Në rast se klubi i Milanit, nuk do të përmbushë rregullimin e bilanceve deri në fund të sezonit 2020/2021, atëherë dënimi do të përshkallëzohet, në të paktën një vit përjashtim nga kompeticionet e UEFA-s.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.