Derbi i Anamoravës në “Fadil Vokrri”, tërbohen Plisat

0

Drita-Gjilani, i njohur ndryshe si derbi i Anamoravës, nuk do të zhvillohet në stadiumin “Agim Ramadani-Katana”, por në Prishtinë. Kjo zhvendosje është bërë për shkak se stadiumi nuk i plotëson kushtet e sigurisë. Momentalisht po bëhen punime dhe kështu derbi do të zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kjo nuk është pritur mirë nga grupimi ultras i Prishtinës, “Plisat”, që i kërkojnë FFK-së të mos lejojë ekipe të tjera të luajnë në shtëpinë e tyre. Gjithashtu ata kanë një mesazh edhe për kryetarin e komunës, Shpend Ahmetin, si dhe për drejtuesit e klubit bardhekaltër.

QËNDRIMI I PLISAVE– “Kryetari Agim Ademi paska marrë vendim që ndeshja Drita – Gjilani të luhet në stadiumin e Prishtinës! Stadiumi i Prishtinës, sipas Agim Ademit, mund të shndërrohet në pronë e cila lëshohet për këdo që dëshiron të luaje në fushe të mirë!

Nuk është faji i Prishtinës që qytetet tjera i kanë stadiumet si ara patatesh. Stadiumi i Prishtinës është vetëm për ndeshjet e Prishtinës dhe Kosovës dhe asnjë ekip tjetër nuk duhet të lejohet që të vijë këtu sepse pasojat po i bartim gjithmonë vetëm ne.

Po ashtu, i bëjmë apel kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, që komuna së bashku me klubin e futbollit Prishtina, ta marrin në menaxhim stadiumin e Prishtinës e të mos mbetet në mëshirë të dallavereve e manipulimeve të FFK-së!”, shkruhen në komunikatën e Plisave.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.