Levandovski: Modeli im ka qenë Henri, një mbrojtës më ka “mbytur”

Robert Levandoski po bëhet gati për ndeshjen e radhës dhe për të është e veçantë për disa arsye. Luhet kundër Borusias së Dortmundit, ish-skuadrës së tij, dhe kërkon të realizojë golin e tij të 200-të në Bundesligë. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme edhe në garën për titullin kampion, pasi barazimi me Frajburgun e zbriti Bajernin e Mynihut në vendin e dytë.

“Çdo gol kundër një skuadre si Borusia e Dortmundit është i veçantë, sidomos tani që lufta për titullin kampion është kaq e fortë. 200 gola janë një shifër e madhe”, shprehet polaku për “Kicker”, ndërkohë që nuk është aspak i befasuar për ecurinë e Dortmundit.

“Mendoja se do t’u duhej më shumë kohë. Nëse shikon potencialin e tyre, nuk mund të jesh i surprizuar. Na fazën e parë u eci gjithçka mbarë, patën një seri të shkëlqyer”, shton Levandoski. Si çdo futbollist edhe ai ka shembujt e tij nga të cilët është munduar të mësojë.

“Sulmuesi model? Tierri Henri. Më pëlqente të studioja stilin e tij të lojës. Gjithashtu më ka pëlqeyer edhe Alesandro Del Piero”, tregon bavarezi, i cili veçon edhe ata mbrojtës me të cilët nuk është asnjëherë e lehtë. Ka edhe një emër befasues.

“Në Champions, Sergio Ramos. Një mbrojtës qendror i madh, jo vetëm mbrojtës, por edhe i mirë me topin. Në Bundesligë Zherom Boateng dhe Mats Humels. Gjithmonë me ta ishte një sfidë jo e lehtë. Gjithashtu edhe Karlos Zambrano i Frankfurtit ishte një qendërmbrojtës shumë agresiv”, përfundon Levandovksi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online