Bejl i padëshiruar, projektohet rikthimi i madh në Premier Ligë

0

Zinedin Zidan nuk e dëshiron më Bejl. Uellsiani nuk është në planet e trajnerit francez dhe Reali i Madridit po mundohet t’i gjejë një skuadër tjetër 29-vjeçarit.

Siç raporton “Daily Mail”, madrilenët e kanë gjetur një zgjidhje për Bejl. Ai është pranë një rikthimi në Angli, pikërisht atje prej nga erdhi në “Santiago Bernabeu”, Totetnhemi. Reali i Madridit i ka ofruar “Spurs” mundësinë e huazimit në këmbim të shifrës prej 10 milionë paund në sezon.

Një ofertë tunduese kjo për skuadrën e Poçetinos, ku Bejl bashkë me Son dhe Kejn do të formonin një treshe të frikshme sulmi. Gjithsesi, kjo mbetet akoma në kuadrin e një propozimi dhe në ditët në vijim do të ketë diçka konkrete mbi atë se çfarë do të ndodhë.

Uellsiani mbetet akoma blerja më e shtrenjtë e Realit me 86 milionë paundët e shpenzuar në vitin 2013. Ai kurrë nuk arriti të vendosë figurën e tij mbi të tjerët dhe gjithmonë mbeti nën petkun e një lojtari normal. Ky vit ka qenë më i vështiri për të. Ka luajtur shumë pak, është dëmtuar shpesh dhe golat kanë qenë me pikatore.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.