Anjeli s’ka mëshirë, Juventusi largon dy “pleqtë” e mesfushës

0

Mesfusha e Juventusit pritet të pësojë një ndryshim total. Kampionët e Italisë kanë zyrtarizuar prej kohësh firmën me uellsianin Aron Ramsein dhe në ditët në vazhdim e njëjta gjë do të ndodhë me francezin Adrien Rabiot.

Dy blerjet me kosto 0 kanë krijuar një ngjeshje në repartin e mesfushës, ku i bashkohen lojtarëve si Pjaniç, Emre Xhan, Bentakur, Kedira dhe Matuidi.  Në këto rrethana drejtuesit e Juventusit duhet të vendosin se cilët lojtarë do të largohen për t’u liruar vend blerjeve e reja.

Sipas së përditshmes italiane “Tuttosport”, kryesia e klubit torinez u ka komunikuar mesfushorëve Blez Matuidi dhe Sami Kedira se nuk janë më planet e skuadrës. Të dy futbollistët janë në një moshë madhore (32 vjeç) dhe nuk shihen si lojtarë të perspektivës.

Sipas gazetës italiane klubi do të ndërprerë me marrëveshje kontratën e Kedirës, që t’i mundësojë futbollistin gjerman hapjen e negociatave për një kontratë në kampionatin amerikan. Matuidi është vënë në shitje dhe për momentin klubi më i interesuar është Monako.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.