Abidal “hedh sytë” nga Lioni, kërkohet mesfushori francez

0

Prej disa muajsh Erik Abidal ka marrë në kontroll “frerët” e merkatos së Barcelonës. Ish-mbrojtësi i krahut të majtë është emëruar nga kryesia e klubit në postin e sekretarit teknik. Sipas së përditshmes katalanase “El Mundo Deportivo”, francezi kërkon të afrojë bashkëkombësin Tangui Ndombele te kampionët e Spanjës.

Ndombele luan prej dy sezonesh me skuadrën e Lionit, ku aktivizohet në repartin e mesfushës. Paraqitjet e mira të 21-vjeçarit bënë që ia të merrte një ftesë nga trajneri i kombëtares francezeze Didier Deshamp në grumbullimet e muajit tetor.

Tangu Ndombele – Mesfushori 21-vjeçar i Lionit

Kontrata e tij me Lionin zgjat deri në vitin 2023, çka e bën largimin e tij nga ekipi francez një operacion tejet të vështirë. Megjithatë presidenti i Lionit Zhan-Pol Olas e ka treguar shumë herë se nuk është ndër ata drejtues që preferon lojtarët kundrejt dëshirës së tyre dhe nëse Barcelona pranon të shpenzojë 50 milionë euro, Ndombele do veshë fanellën “blaugranas” sa hap e mbyll sytë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.