Ranieri: Speciale kundër Çelsit, por jemi gati. Sarri? I shkëlqyer!

Mauricio Ranieri u rikthye në Premier Ligë, duke marrë drejtimin e Fulhemit. 67-vjeçari e nisi me fitore aventurën me “Cottagers”, duke fituar përballë Sauthemptonit me rezultatin 3-2. Të dielën ai do të rikthehet në “Stamford Bridge” për t’u përballur me ish-ekipin e tij dhe Mauricio Sarrin.

Për patriotin e tij ka vetëm fjalë të mira dhe pozitive. Përballja me ish-ekipet që ka trajnuar është gjithmonë speciale për Ranierin, i cili e mbyll me një koment për Andre Shyrlen, sulmuesin gjerman të ekipit të tij.

Sarri ka një grup të shkëlqyer lojtarësh dhe luan me filozofinë e duhur. Ai është një trajner i shkëlqyer dhe e meriton të jetë aty ku është. Ndeshja me Çelsin? Është gjithmonë diçka speciale kur përballem me ekipet e mia të vjetra. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm kundër Çelsit, por do të jemi gati, si gjithmonë.

Djemve u kam kërkuar pak gjëra në fillim, si shpirti luftarak, por mund të bëjmë çdo gjë tjetër më mirë. Është e qartë se kur fiton ndryshon gjithçka. Lojtarët janë më të lumtur, por duhet të harrojmë ndeshjen e fundit dhe të mendojmë për Çelsin, një tjetër garë e vështirë për ne. Shyrle? Golat e tij janë të rëndësishëm, por ai është i rëndësishëm dhe në aspektin taktik për ne”, përfundon italiani i stolit të Fulhemit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online