Abazi: Ky sezon i shkëlqyer për mua, Kupa fitohet thjeshtë

0

Mbrojtësi Leonit Abazi po kalon sezonin e tij më të mirë me fanellën e Skënderbeut. 25-vjeçari ka qenë një lojtar shumë i rëndëisshëm për Shehin në krahun e majtë të mbrojtjes dhe paraqitjet e tij kanë qenë pozitive. Sot për “RTSH Sport”, mbrojtësi foli për ndeshjen e ardhshme kundër Flamurtarit, ecurinë e Sknëderbeut në Kupën e Shqipërisë dhe marrëdhëniet me trajnerin Shehi.

SEZONI AKTUAL – “Me Shehin, ky sezon ka qenë i shkëlqyer, në aspektin personal, pasi trajneri është shumë i hapur me lojtarët dhe shumë i afërt. Nuk e kisha menduar që këtë sezon të më eci kaq mirë në aspektin personal, por jam i lumtur për këtë gjë. Çdo lojtar ka pikësynimin që të luajë jashtë. Unë po mendoj të luaj sa më mirë këtu dhe të më pas të shohim”.

KUPA E SHQIPËRISË – “Skënderbeu lufton në të dyja garat, si në Kupë, ashtu dhe në kampionat. Skënderbeu ka treguar se di të fitojë dhe Kupa mund të fitohet thjeshtë, prandaj pse jo”.

FLAMURTARI – “Ndeshja kundër Flamurtarit është shumë e rëndësishme. Duhet të japim maksimumin dhe të dalim me rezultat pozitiv nga kjo sfidë”,- përfundoi Abazi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.