ZYRTARE: Modriç zbret nga “froni” Mesin dhe Ronaldon

“Topi i Artë” rikthehet në Ballkan pas 24 vitesh. Hristo Stoiçkov ishte “gjaknxehti” i fundit që kishte fituar çmimin prestigjioz. Bullgari triumfoi në vitin 1994, duke lënë pas një dyshe ikonike si: Roberto Baxho dhe Paolo Maldini.

Stoiçkov luante me Barcelonën dhe arriti të dërgojë Bullgarinë në gjysmëfinalet e Botërorit të zhvilluar në SHBA. Dështonte përballë Baxhos dhe Maldinit për të kaluar në finalen e madhe dhe dilte me kokën ulur përballë Maldinit në një tjetër finale të madhe, finalen e Ligës së Kampioneve (Milan-Barcelona 4-0). Megjithatë, ai ia doli të shpallej më i miri dhe t’i dhuronte emocione e krenari Bullgarisë së tij.

Lista e renditjes së kandidatëve të “Topi të Artë”

Sonte është nata e Luka Modriç. Në ndryshim nga Stoiçkov, ai është i “ftohtë”, i thjeshtë dhe modest, përveçse i super talentuar. 33-vjeçari kroat i Realit të Madridit ka arritur të thyejë “duopolin” Mesi-Kristiano Ronaldo. Dyshja e famshme kishte ndarë midis tyre 10 trofetë e fundit, ndërsa mesfushori arriti t’i jepte fund diçkaje të tillë.

Lajmi është zbuluar përpara zhvillimit të ceremonisë së ndarjes së çmimit. Një foto e renditjes përfundimtare ka filluar të qarkullojë në rrjetet sociale gjatë orëve të fundit, duke i dhënë fund përpara kohe dilemave të fituesit të “Topit të Artë” 2018.

Modriç është një nga futbollistët më të mirë në botë dhe e meriton pa dyshim këtë vlerësim. Unik në rolin e tij, cilësi dhe inteligjencë futbollistike të një niveli të lartë dhe shumë sakrifica për ekipin dhe shokët e skuadrës mes përulësisë dhe kilometrave pafund të përshkruara.

Talenti i tij është natyral, por puna për të mbërritur deri këtu nuk ka qenë e lehtë. Profesionalizëm dhe perfeksionim i stilit të lojës në mënyrën më të thjeshtë të mundshme, me pak fjalë një futbollist “bio”. Gjithmonë njësoj, çdo ndeshje e më mirë. Kroati vjen nga një sezon i pabesueshëm! Champions-i i tretë rresht i fituar me Realin e Madridit dhe nënkampion bote me Kroacinë.

Të paharrueshme ndeshjet epike të ekipit kroat në Rusi, udhëhequr nga Daliç në pankinë dhe Luka në fushë. Lideri i heshtur ka fituar të gjithë çmimet individuale këtë vit, duke u shpallur lojtari më i mirë i Botërorit 2018, fitues i çmimeve të FIFA-s dhe UEFA-s për lojtarin më të mirë të vitit dhe tashmë fitimi i “Topit të Artë”.

Një lojtar, të cilin thjesht e adhuron dhe askush nuk guxon të thotë të kundërtën, pavarësisht ekipit me të cilin luan. Sonte është 3 dhjetori 2018, është nata e Luka Modriç dhe ai e meriton absolutisht…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online