VIDEO | Tmerri i përjetuar, Donaruma hero me penalltinë e pritur!

Programi italian i “Le Iene”, në “Italia 1”, ka vendosur t’i bëjë një surprizë të hidhur portierit të Milanit, Xhanluixhi Donaruma. 19-vjeçari i talentuar ka qenë “viktima” e radhës e kamerës së fshehtë të emisionit të famshëm italian.

Pjesë e rrengut kanë qenë dhe menaxheri i futbollistit, Mino Rajola, si dhe të afërm të Donarumës. Portieri ka qenë duke blerë rroba në një dyqan, kur një person i armatosur dhe i veshur me rrip eksplozivi është futur në dyqan.

Ai ka qenë në kërkim të Lejlës, ish-të fejuarës së tij. Kjo e fundit nuk ka qenë e pranishme në dyqan dhe personi i armatosur ka sjellë panik tek të pranishmit, mes tyre dhe Donaruma.

Kulmi ka arritur kur shitësi, në përpjekje për të qetësuar personin e rrezikshëm, i ka thënë që do e prezantonte me një futbollist të famshëm. Donaruma ka tentuar ta qetësojë personin e armatosur, duke insistuar në pajtimin e tij me Lejlën, ndërsa gjithçka është zgjidhur nga një lojë “play-station”.

Nëse fitonte gardiani i Milanit, “terroristi” do i linte të gjithë të pranishmit të lirë. Nëse humbiste, ai dhe të gjithë të tjerët do të vdisnin! Donaruma u përgatit për ndeshjen e jetës dhe në fund arriti të priste penalltinë vendimtare, duke u shpëtuar jetën të gjithëve.

19-vjeçari i “pafajshëm” është lumturuar, por në fund i kanë treguar të vërtetën e “rëndë”. E gjitha ishte një rreng dhe kamera e fshehtë. Nuk ia vlen të mendosh se si është ndjerë në ato momente, vetëm ai e di…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online