Sfida e pafund, Uajlder-Fjuri “dritë jeshile” për një tjetër duel titulli

Në një sport si boksi, barazimi është rezultati më anormal. Në ring duhet të ketë një fitues dhe shanset që dueli të mbyllet pa fitues janë thuajse të papërfillshme. Megjithatë, si në rastin e sfidës së titullit botëror për peshat e rënda, ndërmjet Diontej Uajlder dhe Tajson Fjuri, verdikti i gjyqtarëve nuk prodhoi fitues.

Pas duelit, dy kampionët e ringut, u shprehën të hapur për një tjetër përballje. “Ishte një duel i madh”, tha Uajlder, i cili mbrojti kurorën. “Duhet të ndeshemi sërish. Duhet të duelojmë përsëri në Amerikë, por për mua nuk ka shumë rëndësi… Jemi më të mirët në botë dhe respekti është reciprok”.

Edhe Fjuri është gati për një tjetër duel, edhe pse beson se fitorja i’u mohua: “U ndeshëm në shtëpinë e Uajlder, u rrëzova dy herë në ring, megjithatë besoj se e fitova këtë sfidë”.

“Po veproj si profesionist i vërtetë. Shkova në Gjermani për t’u ndeshur me Vladimir Klitçko dhe erdha në Amerikë për duelin me Diontej Uajlder. Mbreti Cigan është rikthyer”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online