Të gjithë duan De Ligt: Tre rivalë më pak për Juven e Barçën, zbulohet shkaku!

Matijs De Ligt është një nga mbrojtësit e së tashmes dhe së ardhmes. 19-vjeçari po shkëlqen me Ajaksin, ekip në të cilin mban dhe shiritin e kapitenit. Shumë klube të mëdha europiane janë vënë pas tij dhe po bëjnë të pamundurën për të bindur lojtarin. Juventusi është një prej tyre, ndërsa nuk mbeten pas dhe Barcelona, PSG dhe Bajerni i Mynihut.

Katalanasit kanë një lidhje të veçantë me holandezët e talentuar dhe do të bëjnë të pamundurën për ta ofruar në ekip, ndërsa kampionët e Francës nuk duan të humbasin një tjetër betejë, pas asaj me Frenki De Jong.

Për qendërmbrojtësin ka interes dhe nga Premier Liga, me dy klubet e Mançesterit dhe Arsenalin. Por siç raporton “The Mirror”, klubet angleze mund të quhen të “përjashtuara” nga gara për De Ligt. Paratë nuk janë problem, por kleçka qëndron diku tjetër. Ai është Mino Rajola, agjenti i lojtarit.

Përveç faktit që kërkon komisione të majme (flitet se kërkon 10 milionë euro për transferimin e kapitenit të Ajaksit), Rajola nuk preferohet shumë në ishull. Ai sulmoi përpara pak kohësh Pep Guardiolën me fjalët “frikacak dhe një qen”, kështu që Siti vështirë të futet në tratativa me këtë agjent.

Te Junajtid nuk ia kanë harruar faktin që i ofroi Pol Pogbanë disa klubeve, ndërsa e njëjta situatë është dhe tek Arsenali. Rajola zotëron të drejtat e Mikhtarian, me të cilin “topçinjtë” kanë patur probleme të mëdha.

Kështu që Juventusi dhe Barcelona kryesojnë garën për të siguruar në verë shërbimet e De Ligt, pa harruar PSG, ndërsa Rajola fërkon duart në pritje të nisjes së një ankandi milionash për lojtarin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online