Memushaj mbetet i Peskarës, mesfushori zbulon objektivat e sezonit të ri

Ledian Memushaj dhe Peskara do vazhdojnë bashkëpunimin edhe për një sezon. Kontrata e vlonjatit mbaron në fund të sezonit të ardhshëm dhe deri atëherë 32-vjeçari do të jetë pjesë e delfinëve. Memushaj ka dhënë një intervistë për “Corriere Dello Sport”, ku ka folur për trajnerin e ri dhe objektivat e Peskarës për sezonin e ardhshëm.

“Dua të kontribuoj më shumë vitin tjetër, sidomos në aspektin e golave. Kemi përpara vetes një sezon shumë të rëndësishëm, i cili për mendimin tim do të jetë ndër edicionet më të luftuar të Serie B. Ka skuadra të forta si Empoli që vjen nga Serie A dhe ekipe të tjera që po organizohen mirë për të tentuar ngjitjen”.

“Peskara do vazhdojë të ruajë identitetin e vetë si skuadër. Jemi një klub me mbështetje të madhe, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Si fillim të garantojmë mbijetesën më pas të shohim se çfarë mund të bëjmë. Do ishte ideale ta fillonim si sezonin e kaluar. Kemi një trajner të ri si Luçiano Zauri, por ai do ketë ndihëm e të gjithë ne lojtarëve. Është një person që ka shumë eksperiencë dhe e di si funksionojnë gjërat në futboll”, përfundoi Memushaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online