Skandal te Junajtid, ylli i ekipit vuri bast për shkarkimin e Murinjos

Tabloidi Britanik “The Sun” ka publikuar një lajm mjaft të bujshëm që ka shkaktuar jo pak zhurmë në Angli. Sipas burimeve të kësaj medie, ylli i ekipit Aleksis Sançez kishte vënë një bast me kolegun e tij argjentinas Markos Roho për shkarkimin e trajnerit portugez.

Prova për këtë është një bisedë në aplikacionin “WhatsApp”, ku sulmuesi kilian shkruan: A të thashë! Duhet të tregohesh i duruar. Roho më detyrohesh tani 2000 paundë.

Lajmi ka çuditur shumë tifoza të Junajtid, pasi Sançez konsiderohej si një ndër lojtarët e preferuar të Murinjos. Kiliani iu bashkua “djajve të kuq” nga Arsenali gjatë merkatos së janarit në këmbim të armenit Henrik Mkitarjan.

Sançez kryeson listën e pagave të Mançester Junajtid dhe në të gjithë kampionatin anglez, me një kontratë nga e cila përfiton 520 mijë euro në javë ose 27 milionë euro në sezon. Sigurisht, për momentin nuk ka treguar se e meriton këtë gjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *