Nejmar bën ç’të dojë te PSG-ja, “arratiset” në Brazil

Kampionati i mbyllur pa nisur, ka sjellë shumë pluse për lojtarët e PSG-së, të cilët në ndryshim nga rivalët e tyre në arenën europiane nuk kanë pse të mundohen me mish e shpirt si në kampionat edhe në Champions.

Ylli brazilian Nejmar është ai që ka shfrytëzuar superioritetin e PSG-së për të filluar pushimet e tij para kohe. Klubit parisien do të luajë këtë fundjavë kundër Nantes, ndeshje të cilën blerja rekord e klubit do ta shohë nga ekrani i televizorit, pasi 26-vjeçari ka filluar pushimet dhe ndodhet në Brazil, ku do të kalojë festat e fundit me familjen.

Nejmar është i vetmi lojtar që ka marrë këtë leje të veçantë, që tregon ndër të tjera statusin e tij si lojtari më special i klubit. Një tjetër surprizë që braziliani kishte rezervuar për fansat ishte një model i ri flokësh tejet ekstravagant, që na kujton kohërat e Nejmar kur luante me Santosin në adoleshencë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online