Shkodër-Durrës-Tiranë, sa kushton të shohësh Superioren

Superiorja rikthehet nesër dhe java e 26-të rezervon disa përballje interesante. Spikat Kukësi-Partizani, në çdo aspekt. Ndërkohë klubet, si dhe kompania Blinibileta.com, kanë dalë me njoftime në lidhje me çmimet e biletave dhe ato variojnë nga 200 lekë në 2000 lekë. Më poshtë ju sjellim informacion për tre nga ndeshjet e kësaj jave.

KUKËSI-PARTIZANI (E premte, ora 18:00, “Loro Boriçi)
Tribuna VIP – 2000 Lekë
Tribuna A&B – 2000 Lekë
Tribunat e tjera – 1000 Lekë
Shitja: Biletat dalin në shitje pranë biletarisë së stadiumit “Selman Stërmasi” nga dita e enjte prej orës 10:00-18:00 dhe ditën e ndeshjes pranë stadiumit “Loro Boriçi”. Në bashkëpunim edhe me kompaninë që menaxhon biletat e këtij takimi, Partizani njofton se të gjithë tifozët që do të udhëtojnë drejt Shkodrës mund t’i sigurojnë biletat ditën e premte prej orës 12:00, pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.

TIRANA-LAÇI (E shtunë, ora 17:00, “Selman Stërmasi)
Tribuna A1, A2, B1, B2 – 1000 Lekë
Tribuna D, E, F, G, C – 300 Lekë
Tribuna H (Miqtë) – 300 Lekë
SHITJA: Nga dita e enjte biletat në shitje 10:00-18:00 tek biletaria e stadiumit “Selman Stërmasi”

TEUTA-KASTRIOTI (E shtunë, ora 17:00, “Niko Dovana)
Tribuna A&B – 500 Lekë
Tribuna A1 & B1 – 300 Lekë
Tribunat C, E – 200 Lekë
Tribuna (Miqtë) – 200 Lekë
SHITJA: Biletat në shitje të shtunën pranë biletarisë së stadiumit “Niko Dovana” në Durrës prej orës 10:00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online