Devolli: Kjo, ndeshja më e vështirë për Kastriotin

Trajneri i Kastriotit, Bledar Devolli do të ketë një tjetër detyrë të vështirë, të mos dalë pa pikë nga transferta kundër Teutës. Vetë trajneri i skuadrës krutane e pranoi se kjo është sfida më e vështirë për skuadrën e tij në gjymën e dytë të sezonit. Për “RTSH Sport”, Devolli u shpreh:

“Kjo është ndeshja më e vështirë e kësaj faze. Teuta kërkon fitoren me patjetër, por ne shkojmë pa frikë, me kokën poshtë. Ata janë një skuadër e mirë, kanë trajner me ide shumë të mira dhe synojnë pjesën lart të tabelës. E rëndësishme për ne është të bëjmë lojën tonë dhe të mos dalim pa pikë nga kjo transfertë e vështirë”.

Kastrioti ndodhet në vend të nëntë në renditje dhe është katër pikë larg Luftëtarit, kundërshtarit direkt për një vend në Superiore për sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online