Seria A| Juventus nis arratinë, Milani dhe Interi larg pritshmërive

Është luajtur e gjitha java e katërt në Seria A dhe tani duket se po bëhet dhe klasifikimi sa i përket skuadrave që kërkojnë kreun e klasifikimit dhe atyre që nuk do të kenë shumë pretendime. Kjo javë mund të thuhet se kishte dhe surpriza, ashtu siç solli dhe disa gola “të rëndësishëm”.

Juventus dhe njëherë tjetër konfirmohet se në Itali është një skuadër mbi të tjerat, pasi është i vetmi ekip që ka 12 pikë të plota. Lajm i ijavës së katër nuk është fitorja me Sasuolon, por se autori i golave të fitores ishte Kristiano Ronaldo. Portugezi e bëri sefte dhe tani pritet akoma më shumë prej tij .

Nuk mund të lihet pa përmendur humbja e Interit në shtëpi me Parmën. Ishte një befasi, por duket se zikaltrit kishin nisur të mendonin Championsit para kohe. 4 pikë në 4 ndeshje janë shumë pak për ta.

Napoli i Elseid Hysajt u mjaftua me një gol ndaj Fiorentinës, por duket se skuadra e Ançelotit nuk është ajo e një edicioni më parë dhe këtë vit do e ketë më të vështirë për të rivalizuar skuadrën e Alegrit.

Roma në anën tjetër u hutua në 45 minuta e dyta dhe e pa veten që të linte dy pikë në shtëpi. Kievo e befasoi me dy gola, por sërish mbete në një gjendje kritike në fundin e klasifikimit, pasi rrezikon që t’i hiqen sërish pikë.

Lacio po ashtu i falet pritjeve të Strakoshës, i cili dhe këtë javë i dha skuadrës së tij pikët e plota duke bërë disa pritje spektakolare. Sa i përket legjionarëve Berisha dhe Gjimshiti e panë nga stoli humbjen e skuadrës së tyre Atalantës, që mori në fushën e Spalit.

Milani i gëzohet faktit që u zhbllokua Higuain, por me 1 pikë ndaj kaluarit nuk mund të jetë i kënaqur. Kuqezinjtë kanë zhvilluar vetëm 3 ndeshje deri më tani dhe nëse do fitojnë takimin e prapambetur mund të jenë në pozita deri diku komode. Duhet përmendur në Itali dhe fitorja e Sampdorias me rezultatin e thellë 5-0 në fushën e Frosiones.

Seria A/ Java e katërt

Inter 0 – 1 Parma

Napoli 1 – 0 Fiorentina

Frosinone 0 – 5 Sampdoria

Roma 2 – 2 Kievo

Xhenoa 1 – 0 Bolonja

Juventus 2 – 1 Sasuolo

Udineze 1 – 1 Torino

Empoli 0 – 1 Lacio

Kaljari 1 – 1 Milan

Spal 2 – 0 Atalanta

RENDITJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *