Bashkëpunimi midis Mauricio Sarrit dhe Çelsit pritet të mbyllet gjatë ditëve në vazhdim. Tekniku italian do të rikthehet në Itali, ku do të vihet në drejtim të Juventusit. Në intervistën e dhënë pak minuta pas triumfit në finalene “Europa League” ndaj Arsenalit, Sarri është shprehur se ka ardhur momenti për një takim me kryesinë e klubit, ndërsa nuk mungon as nj mesazh për tifozët e Napolit, shumica prej të cilëve do ta kenë tejet të vështirë ta shohin vitin tjetër në krye të skuadrës torineze.
“Nuk ishte e lehtë të vije në një kampionat kaq të vështirë dhe të ambientoheshe menjëherë. Pata disa vështirësi, por në shkurt vura re një ndryshim në raportin me lojtarët. Ndoshta unë ndryshova gjithashtu”.
HAZARD – “Më vjen keq që do largohet. Është një lojtar i jashtëzakonshëm që mund të bëjë akoma më mirë”.
“Tani është momenti për të festuar. Nesër duhet të shikojme bilancet e sezonit. Kam dhe dy vite kontratë, por mendoj se një ballafaqim është i nevojshëm. Napolitanët i dua shumë. Vitin e kaluar zgjodha të mos vazhdoja në një skuadër italiane, por të largohesha. Megjithatë, futbolli ndonjëherë të çon në trajektore të atilla, që gjithsesi nuk mund të prishin marrëdhëniet që unë kam me klubin e qytetin e Napolit”, përfundoi Sarri.