Rikthehet Gabriel Omar Batistuta, zgjedh mes Higuain-Ikardi e Ronaldo-Mesi

Një ndër sulmuesit që ka lënë shumë gjurmë me golat e tij në Serinë A, ka qenë pikërisht Gabriel Omar Batistuta. Argjentinasi, që në futbollin italian ka luajtur me Fiorentinën dhe Romën ka folur për mediat italiane për sa i përket krahasimeve Higuain-Ikardi apo Mesi-Ronaldo, por jo vetëm. Batigol, siç quhej dikur, ka shprehur simpatinë e tij për Mauro Ikardin, teksa duket se e vlerëson më shumë se “El Pipitan”.

HIGUAIN-IKARDI – “Ata kanë një betejë edhe në kombëtare. Mauro ka më shumë shanse, pasi është më i ri. Më pëlqen shumë sepse nuk e sheh shumë gjatë sfidës, por ai gjithmonë shënon. Interi duhet të jetë i lumtur që ka një lojtar si ai”.

MESI-RONALDO – “Në qoftë se do të kisha mundësi, do t’i dëshiroja të dy. Në qoftë se më duhet të zgjedh, atëherë shkoj me Mesin. Vetëm sepse është argjentinas. Megjithatë, Kristiano është vërtet shumë i fortë, por ata janë të ndryshëm. Mesi është më i përfshirë në lojë. Është e vështirë t’i krahasosh ata të dy. Ronaldo ka një personalitet dhe një mentalitet tjetër, njerëzit si ai nuk do të ndalojnë kurrë. Ai do të shënojë për sa kohë ai mundet”.

MARADONA – “Më vjen keq që nuk munda të luaj shumë me Maradonën. Gjithsesi jam i lumtur për aq sa luajta krah tij. Patëm eksperienca të bukura, por edhe negative si ajo e Botërorit të vitit 1994. Për ne argjentinasit, Diego është sinonimi i futbollit. Nuk jam dakord gjithmonë me ato që thotë, por e vlerësoj shumë si lojtar dhe si person, sepse e di nga vjen”, ka përfunduar 49-vjeçari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online