VIDEO / Bajern pragmatik në Kupë, mjaftojnë golat e Vagner dhe Myler

Bajerni i Mynihut ka kaluar përballjen e turit të dytë të Kupës së Gjermanisë duke mundur me rezultatin 2 – 1 skuadrën gjysmëprofesioniste të Rëdinghauzenit. Golat për skuadrën bavareze i shënuan Vagner në minutën e tetë dhe Myler në minutën e 13-të me anë të një 11-metërshi. Golin e vetëm për skuadrën e Rëdinghauzen e shënoi Mejer, i cili në minutën e 49-të shfrytëzoi mjaft mirë një harkim të Lungas.

Rezultati i takimit nuk reflekton lojën e skuadrës së drejtuar nga Niko Kovaç që dominoi përgjatë 90-minutave duke u ndalur disa herë nga shtylla, si dhe një penallti e humbur nga portugezi Renato Sançez

Në përballjet e tjera të Kupës së Gjermanisë nuk rezervuan asnjë surprizë. Herta e Berlinit eliminoi Darmshtadin, ndërsa Volfsburg eliminoi Hanoverin.  Festë ka pasur dhe për tifozët e Hamburgut, skuadra e të cilëve mundi 3 – 0 Vehenin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online