Merkato e Juventusit, CR7 zgjedh “5 fantastikët”

Kristiano Ronaldo dështoi ta sjellë që në vitin e parë kupën me veshë të gjata në Torino dhe synon ta bëjë vitin tjetër. Për ta arritur këtë ai mendon se duhen disa lojtarë që të zbarkojnë në Torino. Njëri mes tyre është portieri i Barcelonës, Xhasper Cilesen.

Holandezi nuk ka arritur të mundë konkurencën e Ter Shtegen dhe ka kërkuar largimin nga “Camp Nou”. Kështu Ronaldo mendon se do të afrohej një portier që nuk kushton shumë, i cili do të shtojë cilësinë e munguar në katërkëndëshin bardhezi.

Dëshira të tjera të portugezit janë Ndombele, Pol Pogba, Adrien Rabiot dhe Matijs De Ligt. Ky i fundit kërkohet edhe nga katalanasit dhe Kristiano do të ishte shumë i lumtur nëse ai do vinte në Torino dhe do i ikte nga duart Barcelonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online