Lushnja, “veterani” Xhafa: Nuk shoh arsye të tërhiqem!

0

Lushnja, sikurse ka ndodhur zakonisht, nuk ishte pretendente për kreun këtë sezon. Skuadra e drejtuar nga Ilir Gjyla ka në përbërje lojtarë të rinj dhe me eksperiencë dhe këta të fundit kanë qenë të rëndësishëm për renditjen ne pesë ekipet e para.

Mbrojtësi Erjon Xhafa shprehet se te Lushnja lojtarët e përvojës janë të domosdoshëm: “Nuk mendoj se te Lushnja ka lojtarë me moshë shumë të madhe për t’i larguar nga skuadra. Jemi tre apo katër lojtarë mbi 30 vjeç, por ne kemi qenë baza e kësaj skuadre. Gjithsesi, për mua ka ende kohë dhe nuk shoh arsye të tërhiqem, sepse ndjehem shumë mirë fizikisht”.

Ndeshje radhës për Lushnjën është në transfertë me Egnatian dhe Xhafa për SportEkspres.com deklaron: “Në Rrogozhinë ne shkojmë pa asnjë kompleks prej klasifikimit, por me motivin e vetëm që të marrim tri pikët. Me Egnatian jemi rivalë dhe mendojmë që nga kjo sfidë t’i afrohemi më shumë mesit të renditjes në grupin tonë. Gjithçka do të jetë e mundur me rezultatin në favorin tonë”.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.