Kaloshi nuk dorëzohet: Transferta me Turbinën, “jetë a vdekje”

Tomori është më një këmbë në Kategorinë e Dytë, ndërkohë që në Berat mendojnë se është luajtur pisët në kurriz të tyre. Portieri i Tomorit, Mikel Kaloshi, deklaron se të gjitha skuadrat u janë kundërvënë, duke dhënë në ndeshjet ndaj tyre më shumë se maksimumin.

Situata në kampin beratas është e vështirë, por te Tomori nuk tërhiqen. Ndeshja e radhës luhet në transfertë me Turbinën dhe Kaloshi për SportEkspres.com deklaron: “Kemi fituar në Cërrik në ndeshjen e fazës së dytë të kampionatit dhe këtë do kërkojmë ta arrijmë të shtunën. Ende ne besojmë dhe nuk i kemi humbur shpresat se do mbijetojmë. Në Cërrik është një sfidë ‘jeta a vdekje’ për ne dhe po përgatitemi nga të gjitha drejtimet ta përballojmë me sukses”.

E ardhmja e tij është në plan të dytë: “Është një situatë që nuk le hapësira të mendosh për të ardhmen. Nga kjo sfidë që do luajmë të shtunën në Cërrik ndaj Turbinës besoj se do të ketë më shumë dritë për të ardhmen e skuadrës sonë”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online