Kukësi do ta mbyllë sezonin me një trajner të ri në krye të pankinës. Armando Cungu nuk është më trajner i verilindorëve, që tashmë do të drejtohen nga Ramadan Ndreu. Ndryshimet kanë filluar menjëherë, që nga kohëzgjatja e seancave stërvitore, deri te formacioni me të cilin Kukësi pritet të luajë.
Ndreu do të debutojë kundër Partizanit në kampionat, një sfidë që mund të vendosë dhe titullin kampion. Një debutim aspak i lehtë për Ndreun, por për teknikun ka lajme të mira. Siç mëson “SportEkspres.com”, te Kukësi ka rikthime të rëndësishme. Cuculi, Rrumbullaku dhe Uilliam Kordeiro do të jenë të gatshëm në ndeshjen kundër “Demave”.
Megjithatë, kapiteni Shameti është ai që shqetëson, me mbrojtësin gjirokastrit që pritet të mungojë për 3 javët e ardhshme. Titulli kampion është një objektiv ende i arritshëm për verilindorët, por nuk duhet të bëjnë më hapa fals, duke filluar që nga ndeshja kundër Partizanit.