Kapiteni Emre: Jemi përgatitur për Shqipërinë, në kombëtare vij dhe 50 vjeç!

Në kuadër të ndeshjes së kombëtares sonë ndaj Turqisë, të cilat do të përballen mbrëmjen e nesërme, të dyja kampet kanë dalë në konferencat përpara mediave. Për turqit ka dalë kapiteni Emre Belozoglu.

“Veterani”, tashmë 38-vjeçar po zhvillon një sezon fantastik me Istanbul Bashakshehir, me të cilët renditet në vendin e parë në kampionat. Ditën e sotme, Emre foli në lidhje me ndeshjen ndaj kombëtares tonë si dhe për moshën e tij.

NDESHJA – “Na presin dy ndeshje të vështira, por duam t’i fitojmë dhe të marrim gjashtë pikë. Shqipëria është misioni i parë. Nuk do të jetë e lehtë, por jemi përgatitur ashtu si duhet. Kombëtarja është një nder për të gjithë ne. Edhe më të rinjtë besoj se do të paraqiten mirë. Duam të hapim një cikël”.

MOSHA – “Edhe 50 vjeç, nëse do të më thërrisnin, do të vija të përfaqësoja vendin tim, kombin tim. Jap gjithçka për këtë fanellë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online