Komplikohet kalimi i Sarrit te Juve, Çelsi kërkon miliona

Plot 10 milionë euro kërkon Çelsi për të lënë të lirë trajnerin italian, Maurisio Sarrin. Blutë e Londrës nuk duan të humbasin shërbimet e teknikut që i renditi në vend të tretë në Premier League dhe që i fitoi Europa League, për më tepër që Sarri ka dhe dy vite kontratë në Londër.

Juventusi e dëshiron me doemos Sarrin në krye të pankinës, madje dhe vetë ish-trajneri i Napolit do që të rikthehet në Serie A, por kërkesat e Çelsit janë larta. Sipas mediave britanike, vetëm në rast se paguhen 10 milionë eurot, atëherë Çelsi do e lejojë Sarrin të largohet.

Alegri u largua nga “Zonja e Vjetër” ne fund të sezonit që lam pas, pasi suksesi në Champions League mungoi. Pas pesë sezonesh, te Juventusi kanë nisur një cikël të ri dhe Sarri shihej si trajneri i duhur, por kjo marrëveshje është komplikuar tepër. Nesë çdo gjë konkretizohet me sukses dhe Sarri merr drejtimin e Juventusit, atëherë Blutë e Londrës mund të marrin Frenk Lampard si trajner, duke e rikthyer ish-mesfushorin në “Stamford Bridge”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online