Koha e spastrimeve te Reali, 17 lojtarë me valixhe në duar!

Reali i Madrid është padyshim mbreti i merkatos aktualisht, me “Los Blancos” që kanë shpenzuar më shumë se 300 milionë euro për afrimin e pesë lojtarëve.

Tashmë në “Bernabeu”, duket se ka ardhur koha e spastrimeve dhe lojtarët që janë me valixhe në duar janë të shumtë. Plot 17 emra janë publikuar në mediat spanjolle. Duke nisur që nga Isko e Marselo, e për të përfunduar me emra si Gareth Bejl, Lukas Vaskez apo Mariano Diaz.Lista përmban edhe yje të tjerë si Hames Rodrigez e Mateo Kovaçiç, të cilët sipas gjasave pritet të zgjedhin Serie A për të vijuar karrierën e tyre. Kolumbiani pritet të kalojë te Napoli, ndërsa kroati do të rikthehet te ish-ekipi i tij, Interi.

Lista e 17 lojtarëve që pritet të largohen nga Reali këtë merkato

Isko Alarkon, Gareth Bejl, Marselo, Lukas Vaskez, Mariano Diaz, Hames Rodrigez, Mateo Kovaçiç, Kejlor Navas, Dani Sebajos, Marko Jorente, Naço Fernandez, Hesus Vajeho, Teo Hernandez, Borha Majoral, Raul de Tomas, Luka Zidan, Lukas Silva

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online