Klauzolë e veçantë për De Jong, një mesfushor kërkon largimin

Barcelona fitoi konkurrencën me PSG dhe Mançester Sitin dhe siguroi shërbimet e Frenki De Jong. 75 milionë euro për Ajaksin, një kontratë 5-vjeçare për holandezin, i cili do të mbyllë sezonin me ekipin aktual për të zbarkuar në verë në Katalunjë.

Një përforcim fantastik për mesfushën e Ernesto Valverdes dhe drejtuesit e Barcelonës kanë përcaktuar dhe klauzolën e largimit të tij. Plot 400 milionë duhen derdhur në arkat e Barçës dhe të gjithë kanë mundësinë të blejnë lojtarin e kombëtares holandeze për këtë shumë, përveç… PSG!

Spanjollët akoma i mbajnë inat francezëve për pagimin e klauzolës së Nejmarit dhe siç raporton “Sport”, ata tashmë kanë programuar gjithçka duke futur një klauzolë “anti-PSG” në marrëveshjen me 21-vjeçarin.

Nga ana tjetër Denis Suarez është në kërkim të minutave dhe dëshiron largimin nga Barcelona. Mesfushori kërkohet nga Arsenali dhe të njëjtën gjë kërkon dhe 25-vjeçari. Kontrata me Barçën përfundon në verën e vitit 2020 dhe mesfushori nuk po pranon rinovimin e saj sipas “El Mundo Deportivo”.

Denis Suarez

“Topçinjtë” ofrojnë dy milionë euro për huazimin e lojtarit, por Barcelona kërkon shitjen e tij të plotë. Për Suarezin interesohen dhe Sevilja me Betisin, që janë gati të paguajnë 15-20 milionë për kartonin e tij.

Suarez nuk i pëlqen këto piste dhe dëshiron të kalojë në ekipin e Unai Emerit. Nëse akordi me Barçën nuk arrihet, Arsenali do të nisë sulmin për Kristofer Nkunkun e PSG, me të cilin trajneri spanjoll ka punuar në Francë dhe e njeh shumë mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online