“Hazard ndryshe nga të tjerët, do funksionoja me të”, Nejmar i bën lëmsh të gjithë!

Eden Hazard është padyshim njeriu i momentit, pasi belgu është futbollisti më i përmendur aktualisht. 28-vjeçari pritet që verën e ardhshme të zbarkojë në Madrid, për të veshur fanellën e Realit.

Gjithsesi, nuk bëhet fjalë për një lajm merkatoje, por për një intervistë të Nejmar Zhunior, dhënë për “Fox Sport”. Braziliani gjatë intervistës përmend pikërisht Eden Hazard, të cilin e cilëson si një lojtar ndryshe nga të tjerët dhe se do të funksiononte në një ekip me të.

Nuk dihet nëse ky është një ngacmim për Hazard për të ndryshuar drejtim dhe për ta rimenduar të ardhmen e tij, apo një shenjë se sulmuesi brazilian mund edhe të bashkohet me Realin e Madridit, gjë që është përmendur më parë.

HAZARD – “Mendoj se Hazard është një lojtar ndryshe nga të tjerët dhe është shumë i ngjashëm me mua për sa i përket stilit të lojës. Besoj se do të funskiononte të isha në një ekip me të.”

LOJTARI MË I MIRË – “Nuk është një obsesion, sigurisht që është ëndërr, jo vetëm për mua, por për çdo futbollist. Por siç e thashë, nuk është obsesion. Mendoj se Mesi është përpara. Aktualisht, mënyra se si ai luan është ndryshe, është stili Mesi”, përfundoi braziliani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online