Merr fund, Milani ka gati pasuesin e Gatuzos

Pas një fillim viti të shkëlqyer në rezultate, Milani është kthyer në mediokritet dhe eliminimi nga kupa ka qenë goditja fatale për Xhenaro Gatuzon, i cili edhe vetë duket i dorëzuar dhe pa ide, pavarësisht se një fitore në Torino këtë fundjavë mund të ndryshonte gjithçka.

Në fakt, vendi i katërt i arritur më shumë për faj të rivalëve nuk i kënaq drejtuesit e Milanit, që tashmë janë bindur se me Gatuzon nuk ndërtojnë dot një ekip pretendent për kreun.

Duhet një trajner ekspert dhe me një mentalitet dukshëm ofensiv, ndaj sot mediat në Itali duket se e kanë zbuluar pasuesin e Gatuzos.

Bëhet fjale për Mauricio Sarrin, trajnerin aktual të Çelsit, i cili duket se e ka mbyllur para kohe aventurën angleze.

Ish-trajneri i Napolit vlerësohet shumë në Itali dhe Milani ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e tij, duke parë se te Çelsi duan të ndryshojnë, pas një sezoni ku Blutë nuk janë ngjitur në lartësinë e pritshmërive, edhe pse jo vetëm për faj të Sarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online