Hames me ekip të ri, një hap larg transferimit në Serie A

E ardhmja e Hames Rodrigez është një mister i plotë, me kolumbianin që pasi përfundoi huazimin 2-vjeçar te Bajerni është kthyer te Reali i Madridit.

Në “Bernabeu”, mesfushori nuk pëlqehet, teksa marrëdhënia e tij me Zidan nuk është ajo më e mira. Kështu, Hames duhet të kërkojë një ekip të ri dhe alternativa kryesore me sa duket është Napoli.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Itali e Spanjë, një kalim te Napoli do të kishte dhe aprovimin e vetë lojtarit, pasi atje do të gjente ish-trajnerin e tij Karlo Ançelotin, me të cilin Hames, ishte titullar i padiskutueshëm në Madrid.

De Laurentis është i gatshëm të paguajë rrogën prej 6.5 milionë eurosh të kolumbianit, por nuk pranon të ofrojë më shumë se 30-35 milionë euro për kartonin e tij. Nga ana tjetër, Perez kërkon 50 milionë euro. Ky është i vetmi ngërç, por që sipas gjasave do të zgjidhet, pasi dy klubet kanë marrëdhënie mjaft të mira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online