Derbi në merkato, Milani dhe Interi përplasen për holandezin

Stiven Bergvajn është një ndër emrat më të kërkuar në merkato, me holandezin që ka bërë mjaft mirë me fanellën e PSV-së vitet e fundit, por jo vetëm, pasi sulmuesi anësor luan edhe në kombëataren e tulipanëve.

Klubet që interesohen për të janë të shumtë, por Milani dhe Interi kanë qenë më këmbëngulës kohët e fundit dhe sipas gjasave do të kemi një derbi në merkato. Kuqezinjtë kanë nevojë për një anësor në krahun e majtë, pasi Çalhanoglu nuk e ka si pozicion natyral sulmuesin e krahut.

Nga ana tjetër, Interi po përgatitet që sezonin e ardhshëm të jetë pa Ivan Perishiç në ekip dhe Bergvajn shihet si zëvendësuesi ideal, pasi holandezi përveç krahut të majtë, mund të luajë dhe si sulmues i djathtë. PSV ka deklaruar se kërkon të paktën 40 milionë euro dhe tashmë mbetet për t’u parë se kush do ta fitojë derbin e merkatos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online