Lotë për Panuçin, italiani: Është folur shpesh, ky trofeu më i madh!

Kristian Panuçi u shkarkua nga drejtimi i kombëtares tonë ditën e sotme, teksa humbja e fundit ndaj Turqisë duket se nuk u kalua dhe aq lehtë. Italiani ka folur pas shkarkimit për “Supersport”, ku ka shpjguar shkarkimin, ka diskutuar për eleminatoret si dhe për emocionet që ka marrë.

SHKARKIMI – “Më vjen keq, sepse jam një njeri serioz, por rezultatet e ndeshjeve të fundit nuk ishin të mira dhe për këtë arsye presidenti vendosi të më largonte. Falënderoj të gjithë tifozët shqiptarë që kanë qenë të mrekullueshëm dhe presidentin Duka që më tha mundësinë të punoj në një vend të mrekullueshëm si Shqipëria. Më vjen keq që nuk arrita të marr rezultatet e kërkuara dhe uroj që me largimin tim ekipi të rikthehet te rezultatet pozitive”.

KUALIFIKIMI – “Zgjedhjet i kam bërë me shumë seriozitet, rezultatet nuk erdhën, të shohim nëse Shqipëria do të shkojë pa mua në Europian. Djemtë kanë qenë të gjithë seriozë me mua, kam vendosur vetëm unë se kush di të luante. Do të jem gjithmonë një tifoz i Shqipërisë.”

EMOCIONET – “Ndonjë nga lojtarët edhe u përlot kur u takuam në fund. Ky është trofeu më i madh që mund të merrja, sepse është thënë shpesh që lojtarët nuk kanë qenë në krahun tim, por në fakt ishte krejt e kundërta. Ata ishin shumë të lidhur me mua. I kuptoj tifozët që revoltohen gjatë ndeshjes kur gjërat nuk shkojnë mirë, kanë të drejtën e tyre të thonë atë që mendojnë. Shqipërinë do ta mbaj gjithmonë në zemër!”, përfundoi Panuçi deklaratën e tij në Supersport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online