Bufon: Champions-i? S’jemi favoritë, Juve dhe Barça po

Xhanluixhi Bufon ka dhënë një intervistë për “SKY”, ku dhënë mendimet e tij për skuadrat favorite në këtë edicon të Champions-it. Gardiani i PSG-së e pranoi se ai nuk e sheh ekipin e tij aktual si favorit, ndërkohë që tha të kundërtën për ish-skuadrën e tij Juventusin.

“Çdo vit ka dy ose tre favoritë për të fituar Champions-in. Një ndër është Barcelona, pasi ata kanë lojtarin më të mirë në botë (Lionel Mesin). Pas tyre vjen padyshim Juventusi. Në vitet e fundit Juve është rritur si ekip, ndërsa tani kanë marrë një lojtar si Kristiano Ronaldo. Ka dhe skuadra të tjera si Mançester Siti, që nuk ka bërë mirë në të shkuarën në këtë kompeticion, por të kesh Pep Guardiolën si trajner të bën favorit”.

PSG ? – “Them se jo, pasi që të arrish triumfe të caktuara të duhet një rrugë, një projekt dhe një skuadër që ka eksperiencë. PSG-ja është një ekip risi i viteve të fundit dhe kjo gjë do marrë kohë”

SHPËRTHIMI PAS ELIMINIMT NGA REALI – “Në atë moment më pushtoi djalli (qesh), dhe Xhixhi nga Karrara (qyteti i lindjes) doli sërish në sipërfaqe. I kalova limitet, por gjithsesi nuk mendoj se ishte arsyeshme të merrja karton të kuq. Ndërsa pezullimin me tri ndeshje e kuptoj”, tha 40-vjeçari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online