Investigimi i “Der Spiegel”, zbulohet plani i ekipeve “BIG” për kompeticionin e ri

Prej disa vitesh kanë qarkulluar thashetheme për krijimin e një kampionati ndërkombëtar ku do të marrin pjesë ekipet më të mirë të futbollit europian. Së fundmi media gjermane “Der Spiegel” ka zbuluar një sërë dokumentesh sekrete, ku konfirmohet se klubet e fuqishme ndër Europë po punojnë për ndërtimin e një superlige europiane.

Sipas artikulli të medies gjermane, në të ardhmen e afërt 16 klube elitare evropiane ndër to dhe Bajerni i Mynihut do t’i dorëzojnë UEFA-s një komunikatë të përbashkët për krijimin e kësaj lige të përbashkët.

Karl-Hainc Rumenige është promotori më i madh i kësaj ideje. Drejtuesi i kampionëve të Gjermanisë i ka kërkuar shefit të departamentit juridik të klubit Mikael Gerlinger të shikojë nëse kjo ide është e mundur nga ana e legjislacioneve ndërkombëtare dhe se Bajerni është ri gatshëm të braktisë Bundesligën për t’u bërë pjesë e këtij kompeticioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online