Takaj nis të veprojë, blindon portën me portierin e njohur

E ardhmja e Skënderbeut është në dorë të vendimit të “CAS”. Të gjithë në Korçë po presin datën 12 korrik, kur trupa gjyqësore në Lozanë të Zvicrës do të japë vendimin final të gjyqit midis klubit shqiptar dhe qeverisë së futbollit evropian, UEFA.

Megjithatë drejtuesit e klubit korçar janë tepër optimistë dhe kanë filluar të veprojnë në merkato. Krahas marrëveshje të rinovimit me disa nga futbollistët aktualë, presidenti Ardian Takaj po punon për të afruar lojtarët më të dalluar të Superiores.

Sipas “RTSH Sport”, Skënderbeu ka arritur akordin me portierin Enea Koliqi. “Gardiani” pogradecar ka qenë një ndër portierët më të spikatur të Superiores gjatë viteve të fundit. 33-vjeçari ka pranuar ofertën e Takajt dhe zyrtarizimi pritet në ndodhë pas vendimit të “CAS”.

Porta ka qenë një ndër repartet më të problematike të Skënderbeut gjatë vitit të kaluar, por me ardhjen e Koliçit midis dy shtyllave të korçarëve do të vendoset një ndër më të dalluarit e këtij roli në Shqipëri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *