“Të zbavitemi ne dhe tifozët, ja çfarë më bindi për të zgjedhur Juven”

Mauricio Sarri është tepër entuziast për aventurën e re në stolin e Juventusit. Bardhezinjtë kanë qenë historikisht një skuadër e fortë, por gjithmonë cinike dhe pak spektakolare. Trajneri i ri premton lojë të bukur dhe zbavitëse për tifozët.

Sarri ka folur për kanalin e klubit, duke shpjeguar filozofinë e tij. Ai vlerëson punën e madhe dhe sukseset e arritura nga paraardhësi i tij dhe nuk ka ndërmend të ndryshojë gjërat e bukur që Alegri i ka dhënë kësaj skuadre.

Kam ardhur në një klub të rëndësishëm. Ishte momenti për t’u rikthyer në shtëpi dhe Juventusi ishte klubi që më kërkoi me vendosmëri. Drejtuesit ishin në një mendje për kandidaturën time, kjo gjë më befasoi dhe nuk u zgjata shumë për të vendosur.

Do të jetë e vështirë për të përsëritur atë që është arritur pesë vitet e fundit. Duhet të ‘harrojmë’ gjithë këtë përgjegjësi dhe duhet të argëtohemi e t’i argëtojmë tifozët, duke kombinuar lojën e bukur me rezultate dhe trofe. Ky është objektivi ynë.

Dua që skuadra të ketë disa karakteristika të skuadrës së Alegrit. Ndonjëherë të jepte përshtypjen se mund t’ia dilje përballë tyre, por ata riktheheshin befasisht në lojë, duke treguar krejtësisht të kundërtën.

Dua që Juventusi im t’i rezistojë vështirësive dhe të shkatërrojë kundërshtarin për 10 minuta, kur janë në lojë pikë të rëndësishme për t’u mbledhur. Filozofia e lojës mund të jetë e ndryshme, por nuk duhet humbur ai 99% pozitiv i ekipit të mëparshëm.

Ronaldo? Ka më shumë rëndësi futbollisti për mua, sesa unë për futbollistin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online