Goditja e madhe e Dortmundit, blen mbrojtësin e Bajernit

Borusia e Dortmundit dhe Bajerni i Mynihut përfshihen shpesh në transferime gjatë merkatos pavarësisht rivalitet që këta dy klube kanë në kampioant. Drejtuesit e verdhezinvje janë në hapat e fundit të finalizimit të transferim të Mats Humels nga Bajerni i Mynihut. Lajmi u raportua fillimisht nga “BILD”, ndërsa pak orë më vonë të gjitha mediet gjermane konfirmuan bisedimet duke dhënë detaje mbi shifrat e këtij operacioni.

Sipas “Sky Sports” rikthimi i Humels do t’i kushtojë Dortmundit 30 milionë euro pa përfshirë bonuset. Bisedimet janë në fazat finale dhe zyrtarizimi mund të vij brenda ditës së sotme. Fjalën e fundit për këtë transferim e dha trajneri Niko Kovaç.

Largimi i Humels ngre pikëpyetje të mëdha për mbrojtjen e Bajernit, pasi krahas Humels pritet që gjatë kësaj vere të largohet Zherom Boateng, çka do ta linte repartin e qendrës së mbrojtjes katër alternativa: Niklas Zyle, Lukas Hernandez, Benzhamin Pavard dhe Lars Lukas Mai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *