“1 milion Tirana, stadiumi bosh”, Gjici e Rama show me batuta

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici dhe drejtori i klubit të Partizanit, Olsi Rama, u vunë përballë njeri-tjetrit në studion e emisionit “Procesi Sportiv” në “Top Channel”, u deshën vetëm pak sekonda që midis palëve të fillonin batutat e anasjellta.

Gjici: Stadiumi do jetë 6 mijë vendesh. Sot është miratuar kontrata, është miratuar kontraktuesi. Fondet janë vënë në dispozicion. Është gati për të nisur punë.

Rama: Ta shohim kush e mbaron i pari

Gjici: Kanë 4 vjet që nuk e bëjnë. Më duket kanë më shumë se 6 vjet.

Rama: Ne jemi më modest, kemi edhe Arenën Kombëtare. Po të jenë ekip i fortë vitin tjetër, po.

Gjici: Partizanin e shohim në Champions, atje s’ka më. Atje është e vështirë. Gim Zeqo u tha të vetëve, Kukësi kaloi katër ture, duhet të dilnin ata kampionë. Në Europë nuk jemi konkurrentë, duam që të ecin gjithë ekipet. Përfaqësojmë Shqipërinë të gjithë. Po kaluan një tur do u them bravo u qoftë.

Gjici: Demin nuk e pashë ta ngrejë asnjëherë Kupën.

Rama: Demi e ka mendjen te Champions League.

Rama: As Partizani nuk ka pasur ndjekshmërinë që pritej. Një nga shqetësimet qëmë bën të mos gëzohem shumë, se edhe në ndeshjen me Tiranën nuk ishte plot. As në ndeshjen që u dha Kupa nuk ishte plot. Kishte vende bosh në sektorin tonë. Është një punë e madhe për të kthyer tifozët. Nuk ishte bosh, por kishte vende bosh.

Gjici: 1 milionë Tirana, stadiumi bosh. Kjo tregon që titulli duhet marrë me lodhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online